Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se është regjisori politik i demonstratës së 21 janarit të vitit të kaluar.
Në një konferencë për shtyp, Sekretari për Çështjet Ligjore,Ylli Manjani , theksoi se “Rama, pasi mashtroi shqiptarët me video montazhin, i konfrontoi ata me forcat e sigurisë në 21 janar”.
“Zotërinjtë “limon të shtrydhur” që kapën veten në flagrancë, duke ndarë jo vetëm ca para të fëlliqura, por interesa korruptive në kurriz të detyrave publike që mbanin dhe që u vunë në dispozicion të dhunës për destabilitetet kushtetues, nuk kanë pasur dhe nuk kanë mbështetjen e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ata prej kohësh kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë strehuar nën sqetullën politike të partisë së Edi Ramës, por jo të socialistëve shqiptare”, tha Manjani.
Manjani siguroi opinionin publik se “as streha politike e ofruar nga Rama e as imuniteti juridik i garantuar deri më sot nga Prokuroria e Republikës nuk mund t’i shpëtojnë keta zotërinj nga përgjegjësia ligjore. Këta zotërinj janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 janarit dhe nëse arrijnë t’i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans t’i shpëtojne drejtësisë”.
“LSI denoncon sot edhe njëherë se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura, është e papranueshme dhe e dënueshme. Ne nuk kemi punë me fatin personal e politik të askujt, por kërkojmë si LSI që organizatorët e dhunës së 21 janarit t`i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan duke i konfrontuar me forcat e sigurisë kombëtare “, tha Manjani.
Artikuj të ngjashëm
- Berisha në SHBA, merr pjesë në Samitin e Çikagos
- Politikanët grekë reagojnë ashpër ndaj sugjerimit të Merkelit për një referendum mbi qëndrimin e vendit në Eurozonë
- Merkel i propozon Greqisë referendum për qëndrimin në Euro
- Dule takon Ramën: Pro Nanos, jo kandidat nga PD
- Kjo është përbërja e qeverisë së re greke
- Greqi: Betohet qeveria e përkohshme
- Pr/ligji për pronën, Mediu: Politika ti japë zgjidhje konsensuale çështjes së pronës
- Westerwelle: Zgjedhjet greke do të jenë një votë për të ardhmen e vendit në Eurozonë
- Rama: Në rrezik statusi, Berisha bën shurdhin e do Presidentin për vete
- Krizë politike në Greqi: Nis takimi për Qeverinë e përkohshme
Artkujt më të lexuar
- Shikoni fotot e nxehta të Gentës nga Big Brother 5 0 comment(s)
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë 0 comment(s)
- Big Brother Albania 5: Ermali dhe Franceska bëjnë seks (VIDEO) 0 comment(s)
- Noelia Rios, një nga modelet më të nxehta të Argjentinës deklaron ende e virgjër (FOTO) 0 comment(s)
- Kriza greke së shpejti do të ndikojë në ekonominë shqiptare 0 comment(s)
- Avokatët e Metës padisin për shpifje Priftin 0 comment(s)
- Kapet një peshkaqen 400 kilogramësh në Gjirin e Borshit 0 comment(s)
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore 0 comment(s)
- Ish – Presidenti Klinton: Shqipëria, forcë konstruktive në Rajon 0 comment(s)



























