Enti i sigurimeve shoqërore të Bujqësisë (OGA) u ka hequr pensionet 3.500 homogjenëve, pasi nuk kanë depozituar brenda afatit ligjor dokumentacionin që iu kërkua nga Ministiria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis, nëpërmjet një shkrese drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris, njofton agjencia e lajmeve greke AMNA.
Ministri bën me dije se në kuadër të zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i të gjithë pensionistëve që përfitojnë pension nga OGA-ja (me vlerë 360 euro) dhe kanë lindur në Shqipëri.
“Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe çertifikata lindjeje dhe gjendjeje familjare”, thuhet në shkresën e ministrit e cila sqaron se: “Deri më sot. Sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA-ja, u depozituan dokumenta nga 17.130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria. Nga këta, në 3.500 raste u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore”.
Deputeti i LAOS-it, në pyetjen e tij iu referohej, siç thoshte, denoncimeve, sipas të cilave “emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA-ja”, madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj që sipas tij merrnin pension pa plotësuar kushtet.
Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjeri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga enti i sigurimeve shoqërore të Bujqësisë (OGA).
Nëse dëshironi të ndiqni vazhdimisht lajmet nga Greqia, Shqipëria dhe Rajoni bëni like në faqen e Albanews.gr në Facebook duke klikuar këtu.
Dyfisho vlerën e kartës së parë të muajit me FROG!
Artikuj të ngjashëm
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore
- Fier: Çelet ekspozita kushtuar shahut
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë
- Titujt kryesorë të gazetave shqiptare, 19 Maj 2012
- Çelet sezoni veror në Sarandë
- Haxhinasto pret drejtorin e Akademisë Diplomatike të Vjenës, Hans Winkler
- Presidenti Topi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun
- Kaos në kufijtë me Greqinë, ndalohet hyrja e autobuzëve të 18 kompanive shqiptare
- Titujt kryesorë të gazetave shqiptare, 18 Maj 2012
- Kryetari i Parlamentit Europian viziton Greqinë
Artkujt më të lexuar
- Shikoni fotot e nxehta të Gentës nga Big Brother 5 0 comment(s)
- Big Brother Albania 5: Ermali dhe Franceska bëjnë seks (VIDEO) 0 comment(s)
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë 0 comment(s)
- Noelia Rios, një nga modelet më të nxehta të Argjentinës deklaron ende e virgjër (FOTO) 0 comment(s)
- Kriza greke së shpejti do të ndikojë në ekonominë shqiptare 0 comment(s)
- Avokatët e Metës padisin për shpifje Priftin 0 comment(s)
- Kapet një peshkaqen 400 kilogramësh në Gjirin e Borshit 0 comment(s)
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore 0 comment(s)
- Ish – Presidenti Klinton: Shqipëria, forcë konstruktive në Rajon 0 comment(s)




























