Popullsia në vend llogaritet në 2.831.741 banorë
Drejtoresha e INSTAT, Ines Nuraj, prezantoi të mërkurën rezultatet paraprake të CENSUS-it të popullsisë dhe banesave 2011. Nga të dhënat paraprake, rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7 për qind gjatë këtij dhjetë vjeçari. Nurja theksoi se supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.
Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj ose 50.2 % dhe 1,409,931ose 49.8 % femra. Vlerësimi paraprak i numrit të popullsisë që kanë refuzuar këtë census është 29,355 për qind.
Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, që datojnë që në vitin 1923, popullsia e cila jeton në zonat urbane, është më e madhe se ajo në zonat rurale. Sipas të dhënave paraprake të këtij censusi, rezulton se 53.7 % jetojnë në zonat urbane dhe 46, 3 % në zonat rurale. Numri gjithsej i banesave në Shqipëri është në vitin 2011 1,075,881 nga 785,515 që ishte në censusin e kaluar. Pra që nga viti 2001 e deri më sot kemi një rritje të numrit të banesave me 37 %.
Gjithashtu, sipas Nurjes, në këtë Census janë numëruar 740256 njësi ekonomike familjare, me një rritje prej 2 % nga censusi e vitit 2001.Numri mesatar i pjesëtarëve të një Nj.E.F-je është 3.8 nga 4.2 që ishte në vitin 2001 “E gjithë kjo panorame demografike, e cila sigurohet vetëm nëpërmjet censusit, është një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat dhe përballuar sfidat e vendit tonë në të ardhmen”, deklaroi Nurja.
Drejtuesi i Ekipit të Projektit të BE-së për Mbështetjen teknike për Censusin, Roberto Bianchini, duke vlerësuar ecurinë e censusit, tha se e gjithë Shqipëria u mbulua me harta dixhitale që lehtësuan punën e 15 mijë personave të angazhuar në këtë proces mjaft të rëndësishëm për politikbërësit.
“Procesi i censusit ende s’ka përfunduar, pasi përveç procesit të mbledhjes së të dhënave kalohet në fazën më të rëndësishme atë të përpunimit dhe analizës së tyre”, tha Bianchini.
Rezultatet paraprake të censusit janë informacioni i parë që kanë burim zonat e numërimit bazuar në shumatorët e anketuesit.
Procesi i regjistrimit të banesave dhe qytetarëve nisi më 1 tetor dhe u mbyll me 1 nëntor. Censusi jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
Të dhënat e Censusit do të sigurojnë këtë informacion dhe do të ndihmojnë autoritetet përgjegjëse të planifikojnë mbi baza reale dhe të hartojnë politika për nevojat konkrete në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj. Për më tepër të dhënat e Censusit mundësojnë krahasimin midis qyteteve dhe zonave, kështu që institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare mund të ndjekin me lehtësi zhvillimet dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre më me saktësi.
Këto të dhëna do të përdoren nga qeveritë në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset, institucionet kërkimore dhe akademike, agjencitë zyrtare statistikore, shoqëritë civile, individët, partnerët rajonalë, Bashkimi Evropian, organizatat ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, OSBE, organizata te Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF, etj.
Ligji për Censusin garanton mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetin e të dhënave personale. I gjithë informacioni i mbledhur do të jetë konfidencial dhe do të shërbejë vetëm për të nxjerrë të dhënat zyrtare të Censusit dhe statistikat e tij.
Rreth 200 shtete në të gjithë botën realizojnë Censuse të rregullta. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian inkurajojnë të gjitha shtetet që të mbledhin informacione të tipit të Censusit. Censuset janë zakonisht të realizuara në intervale 10 vjeçarë në data të përafërta me shtete të tjera të botës. Kjo garanton që krahasimi i të dhënave midis shteteve të jetë i mundshëm dhe i besueshëm.
Censusi numëron njerëzit që jetojnë në Shqipëri, përfshirë rezidentët e huaj, të gjithë që kanë qëndruar minimumi 1 vit, ose me qëllim për të qëndruar të paktën një vit. Vetëm diplomatët nuk do të numërohen.
Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe po punojnë 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 kordinatorë lokalë. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punojnë çdo ditë pa ndërprerje, të aftë për të zgjidhur çdo situatë në terren. I gjithë procesi kushton 14 milione euro.
Dyfisho vlerën e kartës së parë të muajit me FROG!
Artikuj të ngjashëm
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore
- Fier: Çelet ekspozita kushtuar shahut
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë
- Titujt kryesorë të gazetave shqiptare, 19 Maj 2012
- Çelet sezoni veror në Sarandë
- Haxhinasto pret drejtorin e Akademisë Diplomatike të Vjenës, Hans Winkler
- Presidenti Topi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun
- Kaos në kufijtë me Greqinë, ndalohet hyrja e autobuzëve të 18 kompanive shqiptare
- Titujt kryesorë të gazetave shqiptare, 18 Maj 2012
- Kryetari i Parlamentit Europian viziton Greqinë
Artkujt më të lexuar
- Shikoni fotot e nxehta të Gentës nga Big Brother 5 0 comment(s)
- Big Brother Albania 5: Ermali dhe Franceska bëjnë seks (VIDEO) 0 comment(s)
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë 0 comment(s)
- Noelia Rios, një nga modelet më të nxehta të Argjentinës deklaron ende e virgjër (FOTO) 0 comment(s)
- Kriza greke së shpejti do të ndikojë në ekonominë shqiptare 0 comment(s)
- Avokatët e Metës padisin për shpifje Priftin 0 comment(s)
- Kapet një peshkaqen 400 kilogramësh në Gjirin e Borshit 0 comment(s)
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore 0 comment(s)
- Ish – Presidenti Klinton: Shqipëria, forcë konstruktive në Rajon 0 comment(s)



























