Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot të bëhen përpjekje maksimale për të rritur numrin e përfituesve nga fondi i Ekselencës. Gjithashtu Kryeministri kërkoi që në këtë fond të përfshihen të gjithë studentët që aplikojnë dhe fitojnë në 15 universitetet më të mira të planetit, pavarësisht numrit të tyre
“Duhet ta shndërrojmë fondin e Ekselencës dhe “Brain Gain” në 2 mekanizma të fuqishme të konsolidimit të softit perëndimor të kombit shqiptar. Duhet të bëjmë gjithçka që nga ky fond të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia, nga Diaspora, të përfitojnë shqiptarët kudo që ndodhen”, theksoi Kryeministri Berisha gjatë dhënies së diplomave për studentët e fondit të Ekselencës.
Pasi shprehu urimet më të përzemërta për pedagogët, stafet akademike dhe studentët e vendit për një vit të mbarë dhe të sukseshëm, Kryeministri tha se “Qeveria e hap këtë vit me këtë ceremoni, e cila ka si simbol forcën e mendimit, forcën e dijes, forcën e ideve, garën e të gjitha garave, garën e dijes, ekselencës, të elitës”.
“Ne sot këtu kemi rreth 67 kandidatë që kanë përfituar nga fondi i Ekselencës dhe në total, brenda vitit 2013 përfituesit e këtij fondi do të kapin shifrën 300. Ky është një hap i mirë pëpara, por ju bëj thirrje të gjejmë të gjitha rrugët dhe mekanizmat për ta shumëfishuar këtë kontigjent”, tha Berisha.
Kryeministri garantoi se “i vetmi fond që është pa limit është ky fond, sa të jetë kjo qeveri”. “Ne do të mbështesim çdo vajzë dhe djalë që aplikon në 15 universitetet e para të botës pavarësisht nga numri i atyre që fitojnë”, u shpreh Berisha.
Prandaj, vijoi Kryeministri, “duhet të gjejmë një mekanizëm që të inkurajojmë të gjitha ekselencat, nga maturat, në vitet e para dhe të gjitha vitet në vazhdim, që me guxim dhe kurajo të aplikojnë në këto universitete”.
Sipas tij, “kjo është një çështje shumë e madhe, e cila ka të bëjë me themelin e zhvillimit tonë. Shqipëria vend i zhvilluar, do të mund të jetë vetëm Shqipëria e bazuar në dije. Ekonomia shqiptare, ekonomi e zhvilluar, do mund të jetë, vetëm ekonomi e bazuar në dije”, u shpreh Berisha.
“Ne sëbashku kemi bërë një transformim epokal dhe unë jam i vetëdijshëm për barrën e rëndë që ju përballoni në universitetet e vendit”, tha Kryeministri, duke iu drejtuar pedagogëve.
“Në vitin 2004-2005 ky vend kishte 12 studentë për 1000 banorë. Këtë vit Shqipëria nga 40 studentë për 1000 banorë, që është mesatarja e Bashkimit Evropian, ka 49 studentë për 1000 banorë. Kjo është një arritje historike, epokale e jona. Ambicjen tonë e realizuam dhe vazhdojmë”, tha Kryeministri.
Për ne jetike është cilësia, në shkollat tona të larta, vijoi Berisha, duke shtuar se “duhet të bëjmë gjithçka, të bëjmë çdo investim që në mënyrë të vazhdueshme të rrisim cilësinë e mësimdhënies. Duhet të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë kërkimin shkencor si kushti më themelor që institucionet tona të arsimit të lartë të përmbushin misionin e tyre”.
Duke shprehur kënaqësinë për ecurinë e këtij projekti, Kryeministri kërkoi nga dekanët, rektorët, pedagogët, zyrtarët e ministrisë, “që të bëjnë gjithçka për të shtuar numrin e atyre që ne përcjellim çdo vit për doktoratura në universitetet më të mira”.
“Të mos lëmë asnjë nga degët pa i përfshirë në fondin e Ekselencës. Të mos jetë burokracia një pengesë”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Artikuj të ngjashëm
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore
- Fier: Çelet ekspozita kushtuar shahut
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë
- Titujt kryesorë të gazetave shqiptare, 19 Maj 2012
- Çelet sezoni veror në Sarandë
- Haxhinasto pret drejtorin e Akademisë Diplomatike të Vjenës, Hans Winkler
- Presidenti Topi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun
- Kaos në kufijtë me Greqinë, ndalohet hyrja e autobuzëve të 18 kompanive shqiptare
- Titujt kryesorë të gazetave shqiptare, 18 Maj 2012
- Kryetari i Parlamentit Europian viziton Greqinë
Artkujt më të lexuar
- Shikoni fotot e nxehta të Gentës nga Big Brother 5 0 comment(s)
- Sarandë: Hidhet nga kati i 4-të maturanti, në gjendje të rëndë 0 comment(s)
- Big Brother Albania 5: Ermali dhe Franceska bëjnë seks (VIDEO) 0 comment(s)
- Noelia Rios, një nga modelet më të nxehta të Argjentinës deklaron ende e virgjër (FOTO) 0 comment(s)
- Kriza greke së shpejti do të ndikojë në ekonominë shqiptare 0 comment(s)
- Avokatët e Metës padisin për shpifje Priftin 0 comment(s)
- Kapet një peshkaqen 400 kilogramësh në Gjirin e Borshit 0 comment(s)
- Korrupsioni në arsim, nën hetim ish Shefja e Burimeve Njerëzore 0 comment(s)
- Ish – Presidenti Klinton: Shqipëria, forcë konstruktive në Rajon 0 comment(s)



























